Njoftim për Tatimpagues

 

ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019
Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 06/2016, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik nr. 03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari vlen vetëm për personat e tatueshëm, të cilët janë pjesë e transaksionit (furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit). Pra, furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit duhet të jenë Deklarues të TVSH-së në Kosovë.

Përjashtim nga kjo, faturimi i cili bëhet nga kontraktori kryesor për investitorin, trajtohet furnizim i tatueshëm sipas rregullave normale të TVSH-së. Pra, në këto raste fatura e cila lëshohet nga kontraktori i cili është deklarues i TVSH-së, lëshohet me TVSH.

Ky Vendim Shpjegues Publik, hyn në fuqi më 01 janar 2020 dhe i njëjti shfuqizon Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016, datë 21 dhjetor 2016.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegime Publike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *