Ligje

bt_bb_section_bottom_section_coverage_image
https://fintax-ks.com/wp-content/uploads/2020/08/floating_image_04.png

Ligje



Pavarësisht nga natyra dhe madhësia e biznesit tuaj, dhe fakti që ju mund të jeni Biznes Individual, ose Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakëri, ne mund të ju këshillojmë mbi kompaninë dhe aspektet komerciale të krijimit dhe zhvillimit të biznesit tuaj. Ne zakonisht këshillojmë në çështjet gjenerale ligjore të kompanisë dhe çështjet ligjore të operimit të përditshëm në kompani.

Ne do të ju shoqërojnë në të gjitha fazat e krijimit të kompanisë suaj- në veçanti në zgjedhjen e formave juridike të biznesit, shkrimin e kontratave si dhe të gjitha formaliteteve tjera. Format e ndryshme ligjore të ndërmarrjeve në Kosovë, kanë nevojë për këshilla ligjore kompetente që janë gjithmonë të nevojshme.

Nëse ju veçse e keni krijuar një kompani, ne do ju shpjegojmë obligimet dhe nevojat e juaja ligjore. Ne mund të ju këshillojmë për përgjegjësinë e çështjeve si dhe mund të marrim pjesë në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve apo të aksionarëve të kompanisë suaj. Atëherë kur është e nevojshme ristrukturimi i kompanisë, ju mund të mbështeteni në ekspertizën tonë

Varësisht se a jeni duke kërkuar përfaqësim gjyqësor në lëminë civile apo komerciale, ne synojmë të arrijmë zgjidhjen më të mirë që ju përshtatet interesit tuaj duke ju përf

Ne kemi një qasje konstruktive dhe jemi të vetëdijshëm për koston e përcjelljes dhe mbrojtjes së një veprimi në gjykata. Qasja jonë është gjithmonë komerciale. Ne mundohemi të evitojmë seancat gjyqësore, kur është e mundshme. Ne ju këshillojmë për të gjitha format alternative të zgjidhjes së kontesteve dhe gjithmonë punojmë në arritjen e një zgjidhjeje të suksesshme në rastet e para të mundshme.

Nëse seancat gjyqësore janë të paevitueshme ne përdorim plan strategjik të sofistikuar, ekspertizë teknike dhe ofrojmë menaxhim efikas të rastit.

Ne u kushtojmë vëmendje qëllimeve tuaja komerciale/financiare, u ofrojmë këshilla të qarta për rrethanat që janë në favorin tuaj dhe zhvillojmë strategjinë më të mirë për të siguruar se të drejtat e juaja të zbatohen dhe mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do të shqyrtojmë përparimin e rastit së bashku me ju gjatë seancave dhe gjithmonë do të koncentrohemi në arritjen e një zgjidhjeje të suksesshme që u përshtatet interesave të juaja më së miri.

bt_bb_section_bottom_section_coverage_image